Sunday, September 20, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimKomuna e Fushë Kosovës pranon donacion uji nga kompania INTEREX

Komuna e Fushë Kosovës pranon donacion uji nga kompania INTEREX

Komuna e Fushë Kosovës ka pranuar një donacion nga kompania INTEREX, i cili përbëhet nga 33 paleta me bidonë uji, të destinuara për përdorim në raste nevoje.

Donacioni është pranuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe do të shërbejë kryesisht në situata emergjente, duke kontribuar në përballimin e nevojave të qytetarëve në momente të ndjeshme.

Përfaqësuesit e komunës kanë vlerësuar lart këtë veprim solidar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat në mbështetje të komunitetit.

Komuna e Fushë Kosovës shpreh falënderimet e saj të sinqerta për kompaninë INTEREX për humanizmin, solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve të kësaj komune.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments