Friday, April 17, 2026
HomeEkonomiRama zbulon një objektiv ambicioz që pritet të ndryshojë energjinë e vendit

Rama zbulon një objektiv ambicioz që pritet të ndryshojë energjinë e vendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Abu Dabi ka bërë një deklaratë të fortë që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen energjetike të vendit. Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Rama tha se Shqipëria synon të arrijë sovranitet të plotë energjetik deri në fund të vitit 2028.

Në fjalën e tij në panel, kryeministri theksoi se Shqipëria aktualisht renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të energjisë së ripërtëritshme, falë burimeve hidrike. Megjithatë, ai pranoi se varësia nga reshjet e shiut ka qenë një sfidë e vazhdueshme, duke detyruar vendin të importojë energji në periudha të thata.

“Jemi 100 për qind me energji të ripërtëritshme, por burimet ujore do të thotë që ne varemi nga kushtet natyrore. Kur nuk ka reshje, importi bëhet i pashmangshëm dhe kjo e vështirëson situatën,” u shpreh Rama.

Sipas tij, pikërisht për të shmangur këtë varësi, qeveria shqiptare ka investuar ndjeshëm në energjinë diellore dhe të erës. Rama deklaroi se projektet janë duke ecur sipas planit dhe se objektivi për të mos blerë më energji nga jashtë deri në vitin 2028 është i realizueshëm.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të Ramës iu kushtua bashkëpunimit strategjik me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilin ai e cilësoi si kyç për realizimin e vizionit energjetik të Shqipërisë. Ai vlerësoi rolin e udhëheqjes së Emirateve, duke theksuar vizionin afatgjatë që shkon përtej kufijve kombëtarë.

Po ashtu, Rama konfirmoi ambicien për një bashkëpunim trepalësh mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë, përmes një kablli ndërlidhës energjetik me Italinë, që do t’i shërbente jo vetëm Shqipërisë, por edhe tregut europian të energjisë.

Deklarata e Ramës në Abu Dabi sinjalizon një drejtim strategjik që e pozicionon Shqipërinë si aktor energjetik rajonal, jo vetëm si konsumator. Nëse planet për diversifikimin e burimeve realizohen, vendi jo vetëm që mund të shmangë kostot e larta të importit, por edhe të përfitojë ekonomikisht nga eksporti i energ

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments