Prishtinë, 14 janar 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.R., i dyshuar për veprime të kundërligjshme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar të dyshuarin në Zveçan.
S.R. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale, huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Gjatë kontrollit në vendbanimin e tij, hetuesit kanë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale.
Brenda afatit ligjor, ndaj S.R. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.
Foto: PSRK


