I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka përfunduar takimin me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas këtij takimi, emisari i BE-së është takuar edhe me Presidenten Vjosa Osmani.
Kjo është vizita e parë e Sorensen që nga rinovimi i mandatit të tij për dy vite të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë mandatit të parë, ai zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, pa arritur ende të ndërmjetësojë një takim të nivelit të lartë mes dy udhëheqësve.
Vizita e tij synon të vazhdojë dialogun dhe përgatit ambientin për takime të mëtejshme politike mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa marrëdhëniet e dy vendeve mbeten një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian në rajon.
