Friday, June 19, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreKatër të mitur të dyshuar për një seri vjedhjesh në Ferizaj, policia...

Katër të mitur të dyshuar për një seri vjedhjesh në Ferizaj, policia sekuestron skuter dhe biçikleta

Njësiti i Hetimeve i stacionit policor në Ferizaj ka zbuluar katër persona të dyshuar për një seri vjedhjesh dhe një rast dëmtimi të pasurisë, të kryera kryesisht në territorin e qytetit, gjatë periudhës gusht 2025 – janar 2026.

Hetimet kanë përfshirë disa raste të cilësuara si “Vjedhje”, “Vjedhje e rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Të dyshuarit, të mitur, dyshohet se kanë kryer vjedhje në lokale afariste, markete dhe banesa, duke marrë biçikleta, skuterë, telefona, mjete pune dhe para të gatshme.

Nga hetimet intensive, duke përfshirë intervista me dëshmitarë, bashkëpunim me njësi policore të rajoneve të tjera dhe analizë të pamjeve nga kamerat e sigurisë, janë identifikuar 11 raste të ndodhura në këto data dhe lokacione:

  • 04.10.2024, rruga “Bajram e Gursel Sylejmani” – vjedhje
  • 03.08.2025, rruga “Dimitrije Tucovic” – vjedhje
  • 16.09.2025, rruga “Astrit Bytyqi” – vjedhje
  • 11.11.2025, rruga “Tahir Sinani” – vjedhje
  • 26.11.2025, rruga “Ahmet Kaçiku” – vjedhje
  • 30.11.2025, rruga “12 Qershori” – vjedhje
  • 24.12.2025, rruga “Vëllezërit Gërvalla” – vjedhje
  • 30.12.2025, rruga “Ramadan Rexhepi” – vjedhje e rëndë
  • 30.12.2025, sheshi “Hyrë Emini” – vjedhje
  • 03.01.2026, rruga “Sadik Tafarshiku” – vjedhje
  • 04.01.2026, rruga “Ahmet Kaçiku” – asgjësim apo dëmtim i pasurisë

Më 13 janar 2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, pesë persona të mitur janë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Krahasimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë ka lejuar identifikimin e katër prej tyre si të dyshuar për këto raste.

Gjatë aksionit, janë sekuestruar një skuter dhe dy biçikleta, të cilat do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm. Të gjitha rastet janë kompletuar veç e veç dhe procedohen në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Veprimet hetimore janë zhvilluar nën autorizimin e prokurorit të shtetit nga Departamenti për të Mitur, ndërsa janë njoftuar edhe dy Qendra për Punë Sociale dhe prindërit e të miturve, për procedura të mëtejshme. Duke qenë se të dyshuarit ishin nën moshën e përgjegjësisë penale (nën 14 vjeç), ata janë dërguar në një qytet të Kosovës dhe më pas i janë dorëzuar prindërve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments