Wednesday, August 5, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreGreqia përsëri në alarm: Seria e tërmeteve shqetëson banorët

Greqia përsëri në alarm: Seria e tërmeteve shqetëson banorët

Një seri tërmetesh ka goditur sot Greqinë, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe frikë për paslëkundje të tjera. Pas një tërmeti të lehtë me magnitudë 3,2 ballë që goditi ishullin turistik të Santorinit në orët e mëngjesit, pak pas mesditës sizmologët njoftuan një zinxhir lëkundjesh në zonën e Kyllinit.

Ekspertët raportuan se lëkundjet në Kyllini arritën forcën 3,5 ballë në shkallën Rihter. Megjithëse kjo konsiderohet mesatarisht e lehtë, dridhjet ishin shqetësuese për shkak të vazhdimësisë së tyre dhe kohëzgjatjes.

Sipas sizmologut Gerasimos Papadopoulos, që publikoi të dhënat në rrjetet sociale, që nga 6 janari 2026, rajoni ka regjistruar një grup tërmetesh me magnitudë deri në 3,5 ballë. Ai theksoi se këto janë lëkundje të vogla deri në të moderuara dhe nuk ka arsye për shqetësim për një tërmet më të madh.

Ende nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën me kujdes, ndërsa qytetarët këshillohen të jenë vigjilentë për çdo paslëkundje të mundshme.

Seria e tërmeteve në Greqi tregon aktivitet sizmik të vazhdueshëm në fillim të vitit, por ekspertët nënvizojnë se forcat janë të ulëta dhe nuk paraqesin rrezik të madh për popullsinë apo infrastrukturën. Megjithatë, vazhdimi i monitorimit është i domosdoshëm.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments