Thursday, June 18, 2026
HomeKombetareNjë lajm që ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve

Një lajm që ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve

Një lajm thellësisht prekës ka tronditur komunitetin shqiptar në Kosovë dhe diasporë. Ka ndërruar jetë vogëlushi Liam Fitim Azemi, vetëm 6 vjeç, nga Podujeva, i cili po trajtohej në Helsingborg të Suedisë.

Familja ka njoftuar lajmin e hidhur përmes një mesazhi prekës, duke konfirmuar se Liam ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, pas së cilës nuk arriti të mbijetojë.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas familjarëve, Liam Fitim Azemi ishte i vetmi djalë i axhës së tyre, çka e bën humbjen edhe më të rëndë dhe dhimbjen edhe më të madhe për të gjithë rrethin familjar.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta ngushëllimi në rrjetet sociale, ku qytetarë nga Kosova, Suedia dhe mërgata shqiptare kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen Azemi, duke lutur Zotin për forcë dhe durim në këto momente të vështira.

Familja ka bërë të ditur se detajet rreth ceremonisë së varrimit do të njoftohen me kohë.

🕯️ NGUSHËLLIME

Në këto çaste dhimbjeje, lutemi që Allahu ta mëshirojë vogëlushin Liam, ta bëjë banor të Xhenetit dhe familjes t’i japë durim, forcë dhe qetësi shpirtërore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments