Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate, ka kritikuar ashpër ish-opozitën për performancën e tyre në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.
Ai tha se ish-opozita nuk ka pasur një kauzë të qartë dhe, për më tepër, i ka shërbyer në mënyra të ndryshme pushtetit aktual. “Opozita i ka shërbyer në shumë forma pushtetit autoritar. Kjo opozitë, edhe për fajin e saj, ia mundësoi Kurtit të jetë më i fortë se në 2021-ën”, u shpreh Molliqaj për media lokale.
Molliqaj nuk ndali me kritikat. Ai akuzoi partitë opozitare për naivitet politik dhe mungesë përvojë, duke thënë se nuk janë politikanë të vërtetë.
“Opozita ka dashur të marrë pushtet pa bërë kurrgjë. Naivitet politik, kanë menduar që politika funksionon si biznes. Thjesht, nuk janë politikanë”, tha ai.
Ky reagim vjen në një kohë kur debatet për rolin dhe strategjinë e opozitës vazhdojnë të jenë në qendër të skenës politike kosovare.
Burimi: Klankosova.tv
