Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka rikujtuar se ende nuk ka pasur llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, si dhe për sulmet e kryera ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë trazirave të pranverës 2023.
Gjatë fjalës së tij në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Rutte theksoi se NATO po ndjek nga afër situatën e sigurisë në Ballkan, me fokus të veçantë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.
“Unë kam marrëdhënie me presidentin Aleksandar Vuçiq prej shumë vitesh. Por pres që ai të japë llogari për atë që ndodhi disa vjet më parë, për dy çështje, për të cilat ai premtoi llogaridhënie të plotë”, tha Rutte.
Megjithatë, fokus i debatit ishte marrëveshja që Rutte arriti me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me Grenlandën, e cila solli heqjen dorë të Trump nga tendenca për kontrollin e territorit.
Rutte nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, duke theksuar se Evropa nuk mund të mbrohet pa SHBA-në.
“Ne nuk mundemi pa SHBA-të. Kemi nevojë për njëri-tjetrin”, tha ai.
