Mitrovicë Veri, 28 janar 2026 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri ka realizuar sot një aksion pas informacioneve të marra nga qytetarët, ku në një shtëpi të braktisur në lagjen Bërxhane janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.
Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar:
- Një karikator të zbrazët për armë të gjata;
- Një bajonet;
- Shishe plastike e mbushur me saqme;
- Kapsula për fishekë;
- Sasi baruti;
- Një rryp brezi ushtarak;
- Një minë kundër këmbësorik;
- Pjesë për mbushje të fishekëve;
- Detonator për minë;
- Targa të automjetit të ish-Milicisë;
- Tre fishekë të armës së gjuetisë;
- Trembëdhjetë (13) fishekë të kalibrave të ndryshëm;
- Dy (2) fishekë të kalibrit 12.7 mm;
- Dy (2) fishekë të kalibrit 20 mm;
- Dy (2) gëzhoja të kalibrit 12.7 mm;
- Një xhaketë ushtarake dimërore;
- Një palë doreza ushtarake;
- Katër këmisha të Policisë së Serbisë.
Në vendngjarje është konstatuar se disa nga provat përmbanin material eksploziv të rrezikshëm, ndaj ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), e cila ka tërhequr sasinë e barutit, fisheket e kalibrave 12.7 mm dhe 20 mm, si dhe minën kundër këmbësorik me detonator.
Rasti është raportuar tek Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar iniciimin e procedurës për veprën penale:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Nuk ka persona të arrestuar deri tani, ndërsa rasti mbetet nën hetime të mëtejshme.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë në numrin emergjent 192.

