Saturday, September 19, 2026
HomeLajmeDelegat nga Mitrovica përjashtohet nga Kuvendi i LDK-së

Delegat nga Mitrovica përjashtohet nga Kuvendi i LDK-së

Armend Agolli, nga dega e LDK-së në Mitrovicë, ka njoftuar se është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e partisë që do të mbahet më 31 janar.

Sipas postimit të tij në Facebook, ai, së bashku me tre delegatë të tjerë nga Mitrovica dhe disa delegatë të tjerë nga degë të ndryshme, janë larguar nga lista e pjesëmarrësve pa asnjë sqarim zyrtar. Agolli tha se përzgjedhja selektive e delegatëve pa transparencë rrezikon legjitimitetin e Kuvendit.

Ai kërkon publikimin e listës së delegatëve dhe kritereve të përzgjedhjes, trajtim të barabartë për të gjithë dhe thekson se LDK forcohet me rregull dhe besim, jo me përjashtime.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments