Sunday, June 21, 2026
HomeLajmeAvdullah Hoti: Rezultatet e mia në LDK s’janë arritur që nga Rugova

Avdullah Hoti: Rezultatet e mia në LDK s’janë arritur që nga Rugova

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur për periudhën kur drejtoi qeverinë në vitin 2021 dhe për kontributin e tij në LDK gjatë viteve të fundit.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hoti tha se rezultatet e arritura nën drejtimin e tij nuk janë krahasuar me asnjë rezultat që nga vdekja e Ibrahim Rugovës.

“Unë kam pasur rezultate të jashtëzakonshme që nuk janë mbërri asnjëherë që nga vdekja e Rugovës. Rezultati më i lartë që ka arritur ndonjëherë LDK-ja ka qenë ai i vitit 2017, kur unë i kam prirë LDK-së në garë, pa qenë kryetar i partisë,” u shpreh Hoti.

Ai shtoi se të gjitha detyrat institucionale i ka kryer me përgjegjësi maksimale, duke lënë shenjë në shoqërinë kosovare si në pushtet lokal, qeveri, ministri, dhe edhe në opozitë.

“Të gjitha detyrat i kam kryer me përgjegjësi maksimale… ka legjislacion që i ka dhënë drejtim vendit në plot situata. Pra, kam lënë shenjë,” tha ai.

Hoti foli edhe për rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021, kur LDK-ja pati performancë të dobët, duke thënë se përgjegjësinë e mori kryetari i partisë, ndërsa ai nuk mori pjesë në atë garë.

“Kryetari i partisë ka marrë përgjegjësi sepse i takon, unë e kam marrë përgjegjësinë duke mos i hyrë fare asaj gare për shkak të atij rezultati zgjedhor,” potencoi Hoti.

Ai gjithashtu deklaroi se, nëse merr drejtimin e LDK-së, do ta rikthejë partinë në shtratin e vet dhe do të punojë për ringritjen e saj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments