Friday, June 19, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreFëmijë i goditur nga vetura në Mitrovicë, dhënë detaje nga spitali dhe...

Fëmijë i goditur nga vetura në Mitrovicë, dhënë detaje nga spitali dhe policia

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zhabar të Mitrovicës, ku një fëmijë i mitur është goditur nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin e fshatit Zhabar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi rastin dhe bëri të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.

“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në fshatin Zhabar, një veturë ka goditur një këmbësor të mitur. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor dhe policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin,” deklaroi Zahiti.

Po ashtu, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, dha detaje për gjendjen e fëmijës. “Në ora 18:07, fëmijës i lindur në vitin 2018 iu dha ndihma e nevojshme në Shërbimin Emergjent. Pas ekzaminimeve, përfshirë Tomografinë e Kompjuterizuar të kokës, ai është referuar për QKUK tek specialistët e neurokirurgjisë. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetë, por mbetet nën monitorim deri në përcjelljen për QKUK,” tha Fazliu.

Ngjarja është duke u hetuar nga policia për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments