Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve nga vendvotimet për të cilat KQZ ka marrë vendim.
Deri më tani, janë numëruar 85.41% e votave, që përkthehet në 2,184 kuti nga 2,557 në total.
Në bazë të rezultateve të përkohshme, LVV-ja kryeson me 48.57% të votave. Në vendin e dytë renditet PDK-ja me 21.85%, pasuar nga LDK-ja me 12.10%, dhe AAK-ja me 5.91%.
Numërimi vazhdon dhe KQZ pritet të japë rezultate më të sakta pas përfundimit të rinumërimit të të gjitha kutive.
