Thursday, August 20, 2026
HomeLajmeProkuroria vepron në Malishevë: 15 kryesues nën paraburgim për votime të falsifikuara

Prokuroria vepron në Malishevë: 15 kryesues nën paraburgim për votime të falsifikuara

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se ka paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 kryesuesve të ndaluar në Malishevë, të cilët akuzohen për falsifikim të rezultateve të votimit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë hetimeve janë intervistuar gjithsej 58 persona, përfshirë 15 kryesues dhe 43 komisionerë. Pas grumbullimit të provave dhe intervistimit të tyre, 43 komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me ligjin në fuqi.

Prokuroria ka theksuar se hetimet po zhvillohen në mënyrë të kujdesshme për të siguruar zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe për të garantuar përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve.

Ky rast vjen pas dyshimeve të ngritura mbi falsifikimin e rezultateve të votimit në zonën e Malishevës, duke shkaktuar reagime të shumta në publik dhe media.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments