Njoftim 📢
Ju njoftojmë se prej orës 20:00 është normalizuar plotësisht qarkullimi i kamionëve, si në hyrje ashtu edhe në dalje të RMV-së. Lëvizja e automjeteve të rënda aktualisht po zhvillohet pa pengesa dhe pa vonesa, duke rikthyer funksionimin normal të qarkullimit në këtë pikë.
🚛 Autoritetet mbeten në terren dhe rekomandohet ndjekja e njoftimeve zyrtare për çdo zhvillim të mëtejmë.
