Nena e Benitës ka bërë një deklaratë që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, duke shprehur hapur dëshirën për të hyrë si banore në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
Në një prononcim që ka ngjallur reagime të shumta, ajo u shpreh se nëse i jepet mundësia të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë, nuk do të qëndrojë e heshtur.
“Do t’ua tregoj vendin disa banorëve”, deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se ka shumë për të thënë dhe se nuk i pëlqen hipokrizia apo sjelljet false.
Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë diskutime mes fansave të formatit, ku disa e shohin hyrjen e saj si një element shumë interesant dhe plot dinamika, ndërsa të tjerë mendojnë se prania e familjarëve të ish-banorëve mund të sjellë tensione të reja brenda shtëpisë.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni i BBVK4 do ta marrë seriozisht këtë kërkesë dhe nëse nena e Benitës do të shfaqet realisht si banore, por një gjë është e sigurt: hyrja e saj do të sillte debate, përplasje dhe shumë zhurmë mediatike.
