Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një thirrje për të gjithë anëtarët e partisë që të ecin bashkë drejt së ardhmes dhe të punojnë për realizimin e pritshmërive të qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku e përshkroi këtë si një “fillim të ri” për LDK-në, duke theksuar se tani veprat kanë më shumë rëndësi se fjalët.
“Është koha të flasim më pak dhe të punojmë më shumë,” shkruan ai.
Kreu i partisë u bëri thirrje anëtarëve që të rreshtohen pas zërit të qytetarëve dhe të kontribuojnë në përmbushjen e pritshmërive të tyre.
“Lidhja ju pret dhe ju thërret,” përfundon Abdixhiku.
Ky mesazh vjen në një kohë kur LDK-ja synon të konsolidojë qëndrimet e brendshme dhe të forcojë rolin e saj në skenën politike të Kosovës.
