Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeLushaku: LDK-ja nuk voton për Presidentin pa marrëveshje politike

Lushaku: LDK-ja nuk voton për Presidentin pa marrëveshje politike

Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka sqaruar qëndrimin e partisë së saj lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Lushaku bëri të ditur se LDK-së nuk mund t’i kërkohet të japë votën pa një dakordim të qartë ndërmjet subjekteve politike, duke theksuar se pesha parlamentare e partisë e detyron këtë proces të kalojë përmes negociatave paraprake.

“Këtu kërkohet një marrëveshje politike. LDK-ja nuk voton pa marrëveshje politike, sepse ne e kemi numrin tonë të deputetëve dhe qëndrimet tona,” tha Lushaku gjatë një paraqitjeje në emisionin televiziv “Rubikon” në Klan Kosova.

Ajo po ashtu nënvizoi rëndësinë e një klime bashkëpunuese dhe dialogu të hapur para se të propozohen emra konkretë, duke refuzuar kategorikisht çdo formë presioni ose imponimi në këtë proces.

“Kërkohet bashkëpunim. Duhet të jetë e qartë që nuk ka imponim nga dikush. Është mirë të ketë dialog paraprak dhe më pas të vijë një kandidat si propozim ku ekzistojnë marrëveshjet. Ne nuk votojmë me imponim,” shtoi Lushaku-Sadriu.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments