Të mërkurën pritet mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë orëve të ditës ekziston mundësia për reshje të izoluara shiu, ndërsa në orët e mbrëmjes vonë parashikohet intensifikim i reshjeve me karakter lokal. Në zonat e larta malore, reshjet pritet të jenë në formë bore.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe depërtim të grimcave të pluhurit saharian, çka do të bëjë që reshjet e shiut të jenë të përziera me baltë. Në zonat malore pritet të bie e ashtuquajtura “borë e kuqe”, fenomen i rrallë por i njohur në këto kushte atmosferike.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës, me theks të veçantë në rajonin e Prishtinës. Shpejtësia e erës mund të arrijë nga 17 deri në 70 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
