Monday, August 3, 2026
HomeHulumtimeDyshime për keqpërdorime gjatë numërimit të votave, Prokuroria në Pejë nis intervistimet

Dyshime për keqpërdorime gjatë numërimit të votave, Prokuroria në Pejë nis intervistimet

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur veprime konkrete hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike, duke autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për zhvillimin e hetimeve.

Sipas njoftimit zyrtar, autorizimi i parë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. Ndërkohë, veprimet e mëtejshme po zhvillohen nga prokurorë të caktuar, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Nga dita e sotme ka filluar procesi i intervistimit të komisionarëve, të cilët kanë qenë të përfshirë në procesin e numërimit të votave. Intervistimet po realizohen me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe verifikimit të dyshimeve për parregullsi apo keqpërdorime të mundshme gjatë numërimit të votave të kandidatëve.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës, nëse konstatohet shkelje e ligjit.

Institucioni ka theksuar se opinioni publik do të mbahet i informuar për çdo zhvillim të mëtejmë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments