Sunday, August 2, 2026
HomeLajmeLDK largohet nga koalicioni në Mitrovicë pas emërimeve të njëanshme

LDK largohet nga koalicioni në Mitrovicë pas emërimeve të njëanshme

Mitrovicë, 4 shkurt 2026 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Mitrovicë, ka njoftuar se po tërhiqet nga koalicioni qeverisës në Komunën e Mitrovicës.

Sipas Gezim Plakollit nga LDK-ja, vendimi u mor pas veprimeve të njëanshme të kryetarit të komunës, Faton Peci, veçanërisht pas emërimit të Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport pa konsultim me LDK-në.

“Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, tha Plakolli.

Nga ana tjetër, kryetari Faton Peci ka reaguar në mënyrë ironike në rrjetet sociale, duke postuar: “🪫Me 3% nuk punon as iPhone-i.” Ky koment është interpretuar si një ironi ndaj LDK-së, duke aluduar në mbështetjen e ulët të partisë në zgjedhjet e fundit në Mitrovicë.

Situata në komunë pas këtij zhvillimi mbetet e paqartë, ndërsa të dyja palët theksojnë nevojën për dialog dhe respekt të marrëveshjeve paraprake. LDK-ja ka bërë të ditur se anëtarët dhe delegatët e saj do të ndjekin vendimin e degës dhe nuk do të jenë më pjesë e koalicionit qeverisës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments