Friday, April 17, 2026
HomeSportiMuriqi pranon çmimin “Futbollisti i Muajit” në La Liga

Muriqi pranon çmimin “Futbollisti i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka pranuar zyrtarisht çmimin “Futbollisti i Muajit” në La Liga, pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë muajit janar.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ishte votuar disa ditë më parë si lojtari më i mirë i muajit, falë kontributit të madh me gola dhe paraqitje vendimtare për skuadrën e Mallorcas.

Çmimi iu dorëzua sonte, pak minuta para ndeshjes ndaj Betisit, dhe u prezantua para tifozëve në stadium, duke u pritur me duartrokitje.

Ky vlerësim konfirmon formën e lartë të Muriqit në elitën e futbollit spanjoll dhe rëndësinë e tij për ekipin, duke e renditur ndër lojtarët më të spikatur të këtij sezoni në La Liga.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments