Monday, September 21, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimArrestohet personi që kërcënonte dhe fyente LIVE policin e Kosovës – Kërkohej...

Arrestohet personi që kërcënonte dhe fyente LIVE policin e Kosovës – Kërkohej për disa vepra të rënda penale

Arrestohet personi që kërcënonte dhe fyente LIVE policin e Kosovës – Kërkohej për disa vepra të rënda penale

Policia e Kosovës ka arrestuar Egzon Reshanin, personin që ishte shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë dhe që ishte bërë i njohur edhe për kërcënimet dhe fyerjet e tij ndaj një zyrtari policor gjatë një transmetimi LIVE në rrjetet sociale.

Sipas Policisë, arrestimi është kryer mbrëmjen e 3 gushtit, pak pas orës 22:00, nga zyrtarët e Policisë Kufitare në zonën e Karaqevës së Poshtme, pasi u identifikua një automjet i dyshuar që po hynte në territorin e Kosovës nga drejtimi i Serbisë.

Tentoi të arratisej drejt kufirit

Gjatë kontrollit policor në fshatin Novosellë, pasagjeri në automjet, i identifikuar si Egzon Reshani, tentoi të largohej me vrap në drejtim të vijës kufitare për t’u kthyer në Serbi.

Megjithatë, pas reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë, ai u ndalua dhe u arrestua pranë kufirit, duke u penguar të largohej nga territori i Republikës së Kosovës.

Kërkohej për disa vepra të rënda penale

Sipas Policisë së Kosovës, ndaj të dyshuarit ishte në fuqi një urdhërarrest aktiv, ndërsa ai kërkohej për disa vepra të rënda penale, përfshirë:

  • Vrasje në tentativë
  • Fajde
  • Privim i kundërligjshëm i lirisë
  • Detyrim

Gjatë kontrollit trupor, policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një thikë, ndërsa me urdhër të prokurorit u iniciua edhe një rast për armëmbajtje pa leje.

Pas përfundimit të procedurave nga Policia Kufitare, i dyshuari iu dorëzua njësive kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në kapjen e personave të kërkuar dhe në luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme përgjatë kufirit shtetëror.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments