Tuesday, August 4, 2026
HomeHistoriThemelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të një date historike

Themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të një date historike

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Epopesë së saj, përvjetor që shënohet më 5, 6 dhe 7 mars.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u theksua rëndësia e organizimit institucional dhe të koordinuar të aktiviteteve përkujtimore për këtë datë me peshë të veçantë historike. Këshilli Shtetëror do të ketë rol qendror në planifikimin dhe realizimin e ceremonive zyrtare, homazheve dhe aktiviteteve të tjera përkujtimore në nivel shtetëror.

Gjatë mbledhjes, kryeministri Albin Kurti ftoi anëtarët e kabinetit qeveritar për miratimin e vendimit, duke konstatuar se nuk kishte vota kundër apo abstenime. Vendimi u miratua unanimisht.

Themelimi i këtij Këshilli synon që shënimi i 28-vjetorit të bëhet në mënyrë dinjitoze, duke reflektuar rëndësinë historike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Epopesë së saj në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Përvjetori i këtij viti pritet të shoqërohet me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe ceremoniale, nën kujdesin e institucioneve shtetërore, duke nderuar sakrificën dhe kontributin historik që kanë shënuar një kapitull vendimtar për Kosovën.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments