Ky është polici që ndaloi të dyshuarin pas plagosjes në Podujevë (Emri)
Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Podujevën, ku katër persona mbetën të plagosur pas një konflikti familjar, është bërë i ditur identiteti i zyrtarit policor që ndërhyri për të neutralizuar dhe ndaluar të dyshuarin.
Sipas informacioneve të publikuara, bëhet fjalë për Skender Fetahun, zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili reagoi gjatë incidentit dhe arriti të ndalojë personin e dyshuar, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Ndërhyrja e tij është vlerësuar si vendimtare në menaxhimin e rastit, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinion, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon procedurat ligjore lidhur me incidentin.
