Monday, September 14, 2026
HomeKronike e zezeNesër i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra...

Nesër i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi

Nesër i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi

Familja, të afërmit dhe miqtë do t’i japin nesër lamtumirën e fundit Gent Maksutajt, 20-vjeçarit me prejardhje nga Kosova, i cili humbi jetën tragjikisht në Suedi.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në orën 16:00, në varrezat e fshatit Banjë, ku i riu do të përcillet për në banesën e fundit.

Sipas informacioneve të deritanishme, Gent Maksutaj dyshohet se humbi jetën aksidentalisht gjatë një përleshjeje mes bandave kriminale në qytetin suedez të Uppsalës, ngjarje që ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe komunitetin shqiptar në Suedi dhe Kosovë.

Mediat suedeze kanë raportuar se i dyshuari për të shtënat është larguar nga vendi i ngjarjes me tren në drejtim të Stokholmit, ku më pas është arrestuar nga autoritetet gjatë mbrëmjes.

Ngjarja ndodhi në zonën Kvarngärdet, ku policia suedeze u njoftua për të shtëna me armë zjarri rreth orës 21:00. Në vendngjarje u angazhuan një numër i madh i forcave policore dhe ekipeve të emergjencës, ndërsa zona u rrethua për zhvillimin e hetimeve.

Më vonë, autoritetet konfirmuan se një i ri në të njëzetat kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa familjarët e tij u njoftuan për tragjedinë.

Rasti po hetohet nga autoritetet suedeze si vrasje e rëndë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në vazhdim.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë të afërmve të Gent Maksutajt. U prehtë në paqe.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments