Goditje për qytetarët: Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë
Qytetarët e Kosovës do të përballen me një tjetër rritje të çmimit të derivateve, pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja tavan për datën 4 gusht.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.80 euro, duke vazhduar trendin e rritjes që është vërejtur gjatë ditëve të fundit.
Ministria publikon çmimet çdo ditë
Çmimet e derivateve monitorohen dhe publikohen çdo ditë nga MINTI, në përputhje me vendimin për caktimin e çmimeve tavan për tregtimin e karburanteve në Kosovë.
Rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës pritet të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e qytetarëve, si dhe në kostot e transportit dhe të produkteve të tjera.
Qytetarët shpresojnë që në ditët në vijim të ketë një stabilizim ose ulje të çmimeve, pas luhatjeve të fundit në tregun e derivateve.
