Tuesday, August 4, 2026
HomeEkonomiFinancaSHBA miraton kredi prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e ushtrisë shqiptare

SHBA miraton kredi prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e ushtrisë shqiptare

SHBA miraton kredi prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e ushtrisë shqiptare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë finalizuar një kredi prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), me synim forcimin dhe modernizimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, kjo mbështetje financiare do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë objektivat e Angazhimit të Mbrojtjes së Hagës, i cili parashikon rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

Modernizim i Forcave të Armatosura

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se fondet do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së pajisjeve dhe kapaciteteve kryesore ushtarake me origjinë nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake të SHBA-së, kjo kredi synon gjithashtu të forcojë aftësinë e Evropës për të marrë një rol më të madh në mbrojtjen e saj dhe të rrisë bashkëpunimin strategjik me aleatët e NATO-s.

Ky financim konsiderohet një hap i rëndësishëm në modernizimin e ushtrisë shqiptare dhe në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit në kuadër të aleancës euroatlantike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments