E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re Blerina Thaqi pas një sëmundjeje të rëndë
Një lajm i trishtë ka prekur familjen, miqtë dhe të afërmit e Blerina Thaqit, e cila ka ndërruar jetë në moshë të re pas një sëmundjeje të rëndë.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja Thaqi përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e saj.
Sipas njoftimit, Blerina ndodhet në Francë, ndërsa detajet lidhur me ceremoninë mortore dhe varrimin do të bëhen publike në ditët në vijim.
Në këto momente të vështira, familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën po i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaqi.
Blerina do të kujtohet si një vajzë e urtë, e edukuar dhe e respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
NovaFlash i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të së ndjerës.
