Saturday, August 8, 2026
HomeKombetareNis peticioni për ndryshimin e emrit të Kosovës

Nis peticioni për ndryshimin e emrit të Kosovës

Nis peticioni për ndryshimin e emrit të Kosovës, iniciatorët kërkojnë emrin “Dardani”

Gjakovë ka nisur një peticion për ndryshimin e emrit të shtetit të Kosovës, me iniciatorët që propozojnë zëvendësimin e emrit aktual “Kosovë” me “Dardani”.

Sipas tyre, territori i Kosovës lidhet historikisht me Dardaninë, ndërsa emri aktual konsiderohet me prejardhje sllave.

Synojnë ta dërgojnë në Kuvend

Iniciativa është ndërmarrë nga nëntë persona, të cilët kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve me synimin që peticioni, pasi të plotësohen kushtet ligjore, të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Njëra nga iniciatoret, Fatushe Dervishdana, ka deklaruar se qëllimi i peticionit është ndryshimi i emrit të shtetit, duke argumentuar se emri “Dardani” përfaqëson më mirë identitetin historik të vendit.

Ajo është shprehur se mbajtja e emrit aktual, sipas saj, është një gabim dhe ka bërë thirrje që qytetarët ta mbështesin iniciativën.

Mbetet të shihet nëse peticioni do të arrijë të sigurojë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për t’u shqyrtuar nga institucionet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments