Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeOsmani kërcënon Kurtin me SHBA-në për mandat të dytë

Osmani kërcënon Kurtin me SHBA-në për mandat të dytë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), po përdor lidhjet e saj me ish-presidentin amerikan Donald Trump për të ushtruar presion politik ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Kuvendit të Kosovës.

FAZ raporton se Osmani ka dërguar një mesazh tërthortë kërcënues: “Nëse nuk më rizgjidhni presidente, do të keni telashe me SHBA-në”. Ky qëndrim tregon një lëvizje strategjike për të forcuar kandidaturën e saj për një mandat të dytë presidencial.

Gazeta gjermane thekson se, megjithëse Kosova mbetet një nga vendet më pro-amerikane në botë, karta amerikane nuk garanton më fitore politike, duke e bërë këtë kërcënim më shumë simbolik se vendimtar.

FAZ gjithashtu vë në dukje rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka ndihmuar Osmani të afrohet me Trumpin, duke e pozicionuar atë si rivale të Kurtit në skenën politike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments