Wednesday, August 5, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreMe armë në dorë, gruaja bllokon autostradën duke u ulur në mes...

Me armë në dorë, gruaja bllokon autostradën duke u ulur në mes të korsisë 

Një incident i pazakontë dhe njëkohësisht i rrezikshëm ka ndodhur të enjten pasdite në qytetin e Houstonit, Teksas, kur një grua e armatosur krijoi kaos në autostradën I-45, një nga më të ngarkuarat në zonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportimeve, ngjarja nisi rreth orës 13:30 me orën lokale, kur gruaja ndaloi makinën në mes të rrugës, nxori një karrige nga bagazhi dhe u ul në korsinë kryesore të trafikut, duke penguar qarkullimin dhe duke shkaktuar panik te shoferët.

Sipas televizionit lokal KWTX 10, një zyrtar policie ka bërë të ditur se gruaja e kishte kthyer automjetin drejtpërdrejt në rrugën e një kamioni të madh, çka çoi në një përplasje. Pas përplasjes, ajo nxori një armë zjarri dhe nisi një përballje të tensionuar me forcat e policisë, që zgjati për disa orë.

Fatmirësisht, autoritetet raportojnë se askush nuk është lënduar rëndë gjatë incidentit, ndërsa gruaja është arrestuar pa pasoja fatale

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments