Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin Baden në Zvicër, ku një i burgosur shqiptar, vetëm 23 vjeç, ka arritur të arratiset nga duart e policisë, pavarësisht se ishte i prangosur.
Sipas mediave vendase, i riu shqiptar ka përfituar nga momenti kur po transferohej me një automjet policie drejt një burgu tjetër, duke u larguar para se të hipte në makinë.
Policia zvicerane ka bërë të ditur përshkrimin e tij: ai ishte veshur me pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë të bardha me motive dhe këpucë të bardha. Në momentin e arratisjes, i riu ishte ende i prangosur, gjë që e bën edhe më të pazakontë këtë ngjarje.
Pavarësisht kërkimeve intensive, përfshirë përdorimin e qenve policorë, arratisuri nuk është gjetur ende. Autoritetet kanë shpërndarë fotografinë e tij dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion, të kontaktojnë menjëherë me policinë.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim në opinionin publik, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar se si mundi i burgosuri të realizojë arratisjen në këto rrethana.
