Friday, April 17, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimLirohet Arbnor Spahiu nga paraburgimi në Serbi – MPJD reagon për mbrojtjen...

Lirohet Arbnor Spahiu nga paraburgimi në Serbi – MPJD reagon për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve kosovarë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi për lirimin nga paraburgimi të shtetasit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili nga autoritetet gjyqësore të Serbisë ishte mbajtur nën akuza të pabazuara për “vrasje të rëndë” lidhur me ngjarjet në Banjskë në vitin 2023.

Që nga dita e parë e arrestimit, MPJD së bashku me institucionet gjegjëse kanë ndjekur nga afër rastin dhe kanë ofruar mbështetjen e nevojshme, duke insistuar që ndaj tij të respektohen të drejtat themelore të njeriut dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

MPJD rithekson se akuzat e ngritura nga autoritetet serbe kanë qenë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova. Paraburgimi i zgjatur ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë, ndërsa lirimi i z. Spahiu tregon qartazi se pretendimet e Serbisë nuk kanë qëndruar.

Ministria thekson se përdorimi i sistemit të drejtësisë për presion politik ndaj qytetarëve kosovarë duhet të marrë fund. MPJD falënderon institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në trajtimin e drejtë të këtij rasti dhe ripërsërit përkushtimin për mbrojtjen e çdo qytetari të Kosovës, kudo që gjendet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments