Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka kurorëzuar dashurinë e tij me blogeren Eronita Karavidaj nga Prizreni, duke dhënë fund beqarisë.
Ceremonia e martesës u organizua në mënyrë private, në prani të familjarëve, miqve dhe të ftuarve të afërt, duke shënuar një kapitull të ri në jetën personale të këngëtarit.
Blero, 47 vjeç, dhe Eronita, 28 vjeç, kanë një diferencë moshe prej 19 vjet, por kjo nuk ka ndikuar në festimin e dashurisë së tyre. Martesa e tyre është pritur me gëzim nga fansat dhe mediat shqiptare, të cilët kanë ndjekur çdo zhvillim nga ceremonia private.
Çifti ka nisur kështu një etapë të re të jetës së përbashkët, ndërsa fansat shprehen të lumtur për këtë bashkim dhe i urojnë çiftit një jetë të gjatë së bashku.
