Tuesday, August 4, 2026
HomeEkonomiNjë tender i heshtur prej 950 mijë eurosh ngre pikëpyetje në Prishtinë

Një tender i heshtur prej 950 mijë eurosh ngre pikëpyetje në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka lidhur një kontratë në vlerë prej rreth 950 mijë eurosh për shërbimet e grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave, përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

Sipas të dhënave zyrtare, kontrata është nënshkruar si kontratë kornizë për periudhë gjashtëmujore dhe është ndarë në dy lote.

Loti 1, që përfshin shërbimet kryesore të menaxhimit të mbeturinave, është fituar nga konsorciumi Selmans Network & Mardem Group.

Ndërsa Loti 2 është fituar nga grupi i operatorëve ekonomikë Ledi Sh.P.K dhe Khuality Asphalt.

Procedura e negociuar pa publikim është përdorur për të dy lotet, ndërkohë që vlera totale e kontratës për gjashtë muaj arrin në 950 mijë euro.

Ky vendim vjen në një kohë kur Prishtina po përballet me vështirësi serioze në menaxhimin e mbeturinave, ndërprerje të shërbimeve dhe ankesa të vazhdueshme nga qytetarët.

Mënyra e dhënies së këtij tenderi pritet të ngjallë debat publik për transparencën dhe urgjencën e përdorur nga autoritetet komunale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments