Një grua raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj, ndërsa rasti tashmë është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia më 30 janar 2026, rreth orës 17:00, dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është raportuar më 02 shkurt 2026, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e zhdukjes.
Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, ta raportojnë menjëherë në organet kompetente.
