Tuesday, July 28, 2026
HomeKronike e zeze“U prehsh në paqe djali jem” – Reagon babai i të riut...

“U prehsh në paqe djali jem” – Reagon babai i të riut nga Kosova që humbi jetën në Suedi

“U prehsh në paqe djali jem” – Reagon babai i të riut nga Kosova që humbi jetën në Suedi

Një ngjarje tragjike ka tronditur mërgatën shqiptare në Suedi dhe opinionin publik në Kosovë, pasi i riu Gent Maksutaj dyshohet se humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, Gent Maksutaj dyshohet se ishte kalimtar rasti në momentin kur ndodhi një përplasje mes grupeve kriminale, ku mbeti viktimë e të shtënave. Autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Dhimbjen më të madhe e ka shprehur babai i të ndjerit, i cili publikoi një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e shumë njerëzve.

“U prehsh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë.”

Mesazhi i tij është shpërndarë gjerësisht, ndërsa qindra qytetarë, familjarë dhe miq kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me familjen Maksutaj në këto momente të vështira.

Ndërkohë, autoritetet në Suedi po vazhdojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments