Friday, August 7, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreE dhimbshme: Vdes 25-vjeçari Alban Xhemajli pas aksidentit të rëndë në Pejë

E dhimbshme: Vdes 25-vjeçari Alban Xhemajli pas aksidentit të rëndë në Pejë

E dhimbshme: Vdes 25-vjeçari Alban Xhemajli pas aksidentit të rëndë në Pejë

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ku ka ndërruar jetë 25-vjeçari Alban Xhemajli, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi më 1 gusht në fshatin Raushiq (Ramun) të Pejës.

I riu po luftonte për jetën prej disa ditësh, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij është konfirmuar në orët e para të mëngjesit të 7 gushtit.

Motoçiklisti ishte në gjendje kritike

Nga aksidenti kishin mbetur të lënduar gjithsej shtatë persona, ndërsa më rëndë ishte lënduar motoçiklisti, Alban Xhemajli, i cili që nga dita e aksidentit ndodhej në gjendje kritike dhe nën kujdes intensiv në QKUK.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk arriti ta fitojë betejën për jetën.

Rasti rikualifikohet si aksident me fatalitet

Pas vdekjes së 25-vjeçarit, rasti tashmë është rikualifikuar si aksident trafiku me fatalitet.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

NovaFlash i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments