Friday, August 7, 2026
HomeEkonomi“Ditën dhe natën”: Përparim Rama vazhdon projektet, pavarësisht pengesave

“Ditën dhe natën”: Përparim Rama vazhdon projektet, pavarësisht pengesave

“Ditën dhe natën”: Përparim Rama vazhdon projektet, pavarësisht pengesave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se puna për realizimin e projekteve në kryeqytet po vazhdon pa ndërprerje, pavarësisht sfidave dhe pengesave me të cilat, sipas tij, është përballur.

Ai ka theksuar se projektet po realizohen ditën dhe natën, duke shtuar se angazhimi i ekipit të tij mbetet maksimal për përfundimin e investimeve të planifikuara.

Pretendon se ka pasur pengesa

Sipas Ramës, realizimi i projekteve është vështirësuar nga bllokimi i fondeve dhe dërgimi i vendimeve në gjykata, por kjo nuk e ka ndalur punën në terren.

Ai është shprehur se, pavarësisht këtyre sfidave, projektet po vazhdojnë sipas planifikimeve dhe se synimi mbetet përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët e Prishtinës.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur zhvillimet politike dhe institucionale mes nivelit lokal dhe atij qendror kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments