Monday, April 20, 2026
HomeFakte InteresanteNga kamerier në profesor të njohur: Historia frymëzuese e Omer Xhemalit

Nga kamerier në profesor të njohur: Historia frymëzuese e Omer Xhemalit

Prof. Dr. Omer Xhemali, një nga kardiokirurgët më të njohur shqiptarë, ka prekur zemrat e shumëkujt me historinë dhe mesazhin e tij frymëzues.

Pas një karriere të shkëlqyer në Zvicër, ai së fundmi është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zürich, një nga qendrat më prestigjioze të mjekësisë në Evropë.

Pak kohë më parë, Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Shkupit e ftoi të mbante një ligjëratë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Ai e pranoi ftesën, por nisi fjalën e tij me një detaj të ndjeshëm:

“Gëzohem që kam rastin të mbaj një ligjëratë në Universitetin ku nuk më pranuan për arsye politike.”

Disa nga të pranishmit, të befasuar nga sinqeriteti i tij, ulën kokën në heshtje.

Në vijim, ai solli një kujtim personal që mbart një mësim të rëndësishëm për respektin njerëzor:

“Si student kam punuar kamerier dhe sot kur shoh njerëz që sillen keq me kamerierë, u them: kujdes se nesër ky mund të ta operojë zemrën. Andaj silluni mirë me kamerierë.”

Historia e tij tregon se pavarësisht sfidave, me përkushtim dhe punë të palodhur, ëndrrat mund të bëhen realitet. Nga një i ri që punonte për të mbajtur veten gjatë studimeve, deri te një nga mjekët më të respektuar në fushën e kardiokirurgjisë në botë — rrugëtimi i Omer Xhemalit është një shembull për këdo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments