Saturday, April 18, 2026
HomeShkenceMbretëria e Bashkuar nis ndërtimin sintetik të ADN-së: Shpresë për mjekësi, frikë...

Mbretëria e Bashkuar nis ndërtimin sintetik të ADN-së: Shpresë për mjekësi, frikë për të ardhmen njerëzore

Një hap i pazakontë në fushën e biologjisë molekulare ka nisur zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar: ndërtimi sintetik i ADN-së njerëzore. Ky projekt ambicioz po financohet nga organizata “Welcome Trust” me 10 milionë funte dhe është konsideruar si nisma më radikale deri më tani në modifikimin gjenetik të njeriut.

Sipas raportimeve të BBC-së, qëllimi kryesor është krijimi i kromozomeve njerëzore artificiale – elemente kyçe të trashëgimisë gjenetike – për të ndihmuar në studimin e sëmundjeve dhe zhvillimin e terapive inovative.

Ekspertja Julian Sale ka deklaruar se projekti përpiqet të kalojë nga “leximi” në “shkrimin” dhe ndërtimin e përbërësve të ADN-së, me ndihmën e inteligjencës artificiale. Kjo teknologji do të përdoret për të krijuar qeliza rezistente ndaj sëmundjeve, të afta për të riparuar organe si zemra dhe mëlçia, por edhe për të ngadalësuar plakjen.

Megjithatë, entuziazmi shkencor nuk është i pa kontestueshëm. Kritikët kanë paralajmëruar rreziqe të mëdha që lidhen me keqpërdorimin e kësaj teknologjie, duke përfshirë krijimin e foshnjave të dizajnuara në laborator, ndërtimin e armëve biologjike dhe manipulimin e qënieve njerëzore në nivele të panjohura më parë.

“Xhindi tashmë ka dalë nga shishja,” ka paralajmëruar profesori Bill Earnshaw nga Universiteti i Edinburgut, duke theksuar se teknologjia në duart e gabuara mund të kthehet në kërcënim për njerëzimin.

Ndërkohë, aktivistja Pat Thomas nga organizata “Beyond GM” ka ngritur shqetësime për komercializimin e ADN-së së ndërtuar. “Nëse krijojmë njerëz sintetikë apo pjesë të trupit, kush i zotëron ato? Kush i kontrollon të dhënat?”, pyeti ajo.

Pavarësisht dyshimeve dhe rreziqeve, projekti konsiderohet një kthesë epokale në historinë e shkencës moderne, me potencial të madh për përmirësimin e jetës njerëzore, por që kërkon një kontroll të rreptë etik dhe institucional.

Ky projekt sinjalizon fillimin e një epoke të re në biologjinë sintetike – me mundësi revolucionare për trajtimin e sëmundjeve, por edhe me pasoja të paparashikueshme për etikën dhe identitetin njerëzor. Ajo që dikur ishte pjesë e skenarëve të trillimeve shkencore – krijimi i qelizave, kromozomeve apo qenieve të dizajnuara – tashmë po bëhet realitet. Rreziku që teknologjia të shkojë përtej kontrollit është real, dhe sfida më e madhe e së ardhmes do të jetë të ruhet ekuilibri mes përfitimit dhe përmbajtjes. Nuk është vetëm pyetje e shkencës – por e filozofisë dhe etikës njerëzore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments