Wednesday, August 5, 2026
HomePolitikKush e ndaloi Gani Gecin të kandidojë për deputet dhe kë po...

Kush e ndaloi Gani Gecin të kandidojë për deputet dhe kë po e mbështet ai?

Figura e njohur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, ka njoftuar se nuk do të mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Arsyeja, sipas tij, është pamundësia ligjore për të kandiduar deri më 21 shtator 2027.

Në njoftimin e tij publik, Geci ka bërë të ditur se, pas konsultimeve me Kryesinë e LDK-së, është vendosur që kandidati nga familja Geci në listën e kësaj partie të jetë vëllai i tij, Fadil Geci, ish-deputet dhe një emër i njohur i politikës kosovare.

“Për shkak të pamundësisë ligjore që unë të kandidoj për deputet deri më datë 21 shtator 2027, me aprovimin e Kryesisë së LDK-së, kemi vendosur që kandidat për deputet nga vëllezërit Geci të jetë vëllai ynë i dytë, Fadil Geci,” – ka deklaruar Gani Geci.

Ai u ka bërë thirrje përkrahësve të tij në Kosovë dhe në diasporë që të mbështesin Fadil Gecin në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e kauzës së tij për drejtësi, barazi dhe mbrojtjen e dinjitetit personal e familjar.

“Ftoj të gjithë përkrahësit e kauzës sonë për drejtësi, barazi, mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe dinjitetit personal e familjar, në Republikën e Kosovës dhe në diasporë, që në zgjedhjet e ardhshme ta mbështesin kandidatin tonë për deputet, Fadil Geci,” – ka shtuar ai.

Ky zhvillim pritet të ketë ndikim në përbërjen e listës së LDK-së dhe në balancat politike në zonën e Skenderajt, ku familja Geci tradicionalisht ka pasur mbështetje të gjerë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments