Friday, June 19, 2026
HomeKombetarePolicia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri gjatë sezonit turistik 2025

Policia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri gjatë sezonit turistik 2025

Në kuadër të një bashkëpunimi të zgjeruar ndërmjet dy shteteve, Policia e Kosovës do të jetë pjesë e patrullimeve të përbashkëta në territorin e Shqipërisë gjatë gjithë sezonit turistik të vitit 2025.

Ky angazhim do të nisë nga data 1 korrik 2025, duke synuar rritjen e sigurisë për qytetarët dhe turistët që zgjedhin bregdetin dhe zonat turistike shqiptare, si dhe lehtësimin e bashkëpunimit mes autoriteteve të të dy vendeve.

Patrullimet e përbashkëta pritet të ndihmojnë në menaxhimin më efikas të trafikut, në parandalimin e incidenteve dhe në rritjen e ndërveprimit me qytetarët nga të dy vendet që gjatë verës qarkullojnë masivisht në Shqipëri.

Ky është një tjetër hap konkret drejt forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit policor mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë një mesazh të qartë qytetarëve se siguria është prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments